Që nga mbrëmë komuna e Malishevës është në karantinë, pasi një 37-vjeçare është diagnostikuar me koronavirus, nga fshati Bubavec i kësaj komune.
Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, ka deklaruar se ende nuk e dinë nëse ka ndonjë rast të ri të prekur me koronavirus, por që potencon se janë duke gjurmuar të gjithë personat me të cilët ka pasur kontakt ajo.
Begaj përmes telefonit ka thënë, se sot nuk kanë informata për gjendjen e pacientes, por që thotë se dje u është thënë se gjendja e saj është stabile.
“Jemi në menaxhim të situatës, shtabi emergjent po e bënë punën e vet, Qendra e Mjekësisë familjare është në nivel të detyrës, jemi në kontakt me të gjitha fshatrat tona. Jemi duke u munduar me e zbulua rastin ku ka pasur kontakte kjo familje.
Raste të tjera nuk kemi, nuk e di si do të shkojë gjendja më tutje, por Malisheva është e përgatitur që të përballojë sa kemi ne mundësi”, tha ai.