Situata e krijuar nga koronavirusi ka bërë që shumë banorë të vet-izolohen nëpër shtëpitë e tyre.
Të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre dhe të marin masa mbrojtëse në mënyrë që të jenë gjasat as më të vogla që qytetarët të preken nga ky virus, ka dhënë urdhër edhe Qeveria e Kosovës.
Madje, Kryeministri i Kosovës ka dhënë urdhër që të mbyllen të gjitha lokalet, kafiterit e mos të mbahet asnjë aheng familjarë, për shkak se aty ku qëndrojnë njerëz më shumë ka gjasa që të preken nga ky virus, shkruan Telegramisot.com
Mirëpo, këtë urdhër disa nuk e zbatojnë teksa një familje nga Peja po bën dasmë.
Ndryshe edhe kryetari i BIK’ut, myftiu Naim Tërnava, të shtunën ka bërë thirrje që të shtyhen organizimet familjare, si dasmat, synetitë e ahengjet tjera ku marrin pjesë shumë persona.