Deputetët e Vetëvendosjes ia kanë festuar ditëlindjen shefit të grupit të tyre parlamentar, Rexhep Selimi.
“Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ma uroi ditëlindjen sonte me një tortë midis dy leximeve të buxhetit”, ka shkruar Selimi.
“Kapërcyem mesnatën dhe po shkojmë drejt mëngjesit këtu në ambientet e Kuvendit. Erdhi, jo veç dita, por edhe ditëlindja ime – data 15.
Faleminderit Ekipit ma të mirë që ka pasur Kuvendi ndonjëherë”, ka shkruar Rexhepi.