Njëra është nga Prishtina e cila me datë 11.03.2020 është larguar nga shtëpia e saj në rrugën “Bajram Bahtiri”.
Familjarët e saj kanë thënë se nuk dinë asgjë rreth vendndodhjes së saj.
“Rr. Bajram Bahtiri, Prishtinë 11.03.2020 – 15:00. Me 13.03.2020 është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe familjarët nuk kanë njohur për vend ndodhjen e saj”, njofton Policia.
Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur dje në fshatin Muhovc të Ferizajt ku familjarët e saj kanë raportuar rastin në polici duke thënë se nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar.
“Fsh. Muhovc, Ferizaj 13.03.2020 – 09:50. Është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe familjarët nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.