Këtë të diel janë caktuar të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Podujevës. Valdete Daka e KQZ’së thotë se deri tash nuk shohin arsye për t’i ndalur zgjedhjet.
Komisioni Qendror Zgjedhor përmes një konference për media ka njoftuar se, deri tash, nuk është parë si e arsyeshme të anulohen zgjedhjet për shkak të rrezikut nga përhapja e koronavirusit.
“Ne e kemi shqyrtuar dhe nuk e kemi parë të arsyeshme të rekomandojmë te Presideni shtyerjen apo anulimin e këtyre zgjedhjeve. Të shohim nëse ka ndonjë rrezik më të madh, ne prapë mund të mblidhemi dhe nuk është vonë që ato të shtyhen apo të anulohen edhe nesër” , ka thënë Valdete Daka, kryetare e KQZ’së, transmeton Gazeta Express.
Qeveria e Kosovës, si masë parandaluese të përhapjes së virusit Covid-19, ka marrë vendim që të ndalet mësimi dhe të gjitha tubimet publike në vend.
Në Kosovë deri tash nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus, duke mbetur kështu vendi i vetëm përvec Malit të Zi në Evropë, që zyrtarisht nuk ka asnjë banor të infektuar.