Sot në Mitrovice përkujtohen viktimat e masakrës që ndodhi 21 vite më parë në tregun kryesor, në qendër të qytetit.
Atë ditë forcat serbe hodhën disa granata, ndërsa tregu ishte përplot me njerëz, pasi që atë ditë ishte ditë tregu në qytetin buzë Ibrit.
Si pasojë e hedhjes së granatës nga kriminelët serbë, në treg mbetën të vdekur gjashtë persona, në mesin e të cilëve kishte fëmijë dhe gra, ndërsa që lëndime të rënda dhe të lehta morën 128 shqiptarë.
13 marsi i vitit 1999 ishte një ditë e tmerrshme, pasi tregu u mbulua i tëri me gjak.