Duket që Labinot Tahiri nuk do të jetë i vetmi këngëtar i kthyer në politik dhe tani e tutje do të jetë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Kjo pasi që, sonte duke filluar në orën 18:00, në AAK-në e Ramush Haradinajt, përveç Labinot Tahirit, pritet të aderojnë edhe disa këngëtarë dhe artistë tjerë të skenës muzikore kosovare.
Kështu kanë bërë të ditura burime të Gazeta Blic brenda AAK-së, teksa kjo parti ka lëshuar edhe komunikatë për media, pa e përmendur këtë gjë.
AAK i ka ftuar mediat kosovare që të marrin pjesë në ngjarjen që ata e kanë quajtur “Rrugëtimi drejt fitores”, e cila do të mbahet sonte
I pranishëm në këtë ngjarje do të jetë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Komunikata e plotë e AAK-së
Ngjarja ‘Rrugëtimi drejt fitores’, sot në orën 18:00, në Sëiss Diamond, Prishtinë
Sot, e premte, në orën 18:00, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), organizon ngjarjen ‘Rrugëtimi drejt fitores’.
Ngjarja mbahet në Sëiss Diamond, në Prishtinë.
Kryemininistri z. Ramush Haradinaj do të merr pjesë.
Ftohen mediat të përcjellin ngjarjen.