Është shënuar viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri.
Një grua 73 vjeçare, e cila ishte rasti i parë i prekur nga ky virus ne qytetin e Durrësit – e konfirmuar paraditen e djeshme, ka ndërruar jetë.
Shëndeti i gruas u përkeqësua menjëherë dhe u konstatua se ajo nuk e përballon dot udhëtimin për në Tiranë.
Kujtojmë se e ndjera ishte kthyer dhjetë ditë më parë nga Italia.
Ndërkohë, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, bëri të ditur paraditen e sotme se në Shqipëri janë 12 persona të prekur, mes të cilëve ishte edhe gruaja nga Durrësi, e cila ndërroi jetë.