Në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka filluar grumbullimi i anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të partisë të cilët sot do të zgjedhin Kryesinë e re të partisë, shkruan Gazeta Express.
Zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa, para takimit ka thënë se në këtë mbledhje nuk do të diskutojnë për tema që kanë të bëjnë me mandatarin për kryeministër dhe për koalicionet parazgjedhore.
Përveç kryesisë do të diskutohet edhe për zgjedhjet e fundit lokale e nacionale, ndërkohë ende nuk dihet nëse do të diskutohet për mandatarin për kryeministër dhe për koalicionin me Vetëvendosjen.
Takimi nisë në 17 e 30, ndërkohë në selinë e partisë ka mbërritur edhe kreu i LDK’së, Isa Mustafa.
Ismet Beqiri në një përgjigje dhënë Gazetës Express ka thënë se nuk mund të thotë saktë nëse do të diskutohet për këto çështje, por ka sqaruar se nuk do të merret ndonjë vendim