• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

VV e godet Haradinajn që po shkon në takimet e Thaçit

09/03/2020 - 18:25:42
Kurti i dërgon letër urgjente për takim Ramushit

Kosova po vazhdon të jetë e çakorduar për çështjet me interes shtetëror. Dialogu, reciprociteti dhe taksa janë veç disa prej temave për të cilat liderët e shtetit nuk ndajnë qëndrimin e njëjtë.

Për këtë Ramush Haradinaj ka propozuar një konferencë dy ditore për Kosovën, ku do të merrnin pjesë prijësit e partive politike, përfaqësuesit e SHBA-së e BE-së. Mirëpo, as kjo ide nuk po i gjen me mendime të njëjta. Lidhur me këtë temë, Gazeta Express ka kontaktuar partitë politike

Lexo më shumë

Costa: Edi Rama, ju jeni në rrugën e duhur drejt BE-së

Costa: Edi Rama, ju jeni në rrugën e duhur drejt BE-së

May 15, 2025
9
Kryesia e LDK, dalin me deklaratë pas takimit në Presidencë, ky është qëndrimi i tyre

Kryesia e LDK, dalin me deklaratë pas takimit në Presidencë, ky është qëndrimi i tyre

May 15, 2025
22

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të dielën ka propozuar mbajtjen e një Konference për Kosovën në Prishtinë, ku do të merrnin pjesë liderët e partive politike në vend, si dhe përfaqësuesit e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.

Haradinaj këtë propozim e dha siç tha, pas përçarjeve të shumta të taborit politik të Kosovës, qasje që po e dëmton Kosovën në raport me Serbinë.

Ai tha se do t’i ftojë të gjithë liderët veç e veç që të fillojnë përgatitjet për konferencën që ai e ka quajtur “Uniteti për Dialog”, ani pse qëndrimet e njëjta për këtë çështje nuk i kanë në qeveri e partitë politike.

Ishte zëvendëskryeministri i parë Avdullah Hoti që përmes një shkrimi që e bëri në Facebook tha se Kosova ka institucione legjitime e se nuk ka nevoje për asnjë konferencë për këtë qëllim, të brendshëm e as të jashtëm.

“Duhet vetëm ushtrim i përgjegjësive kushtetuese nga secili. Kryeministri duhet të marrë përsipër dialogun ashtu siç e definon edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Presidenti duhet të qëndrojë brenda kompetencave të veta kushtetuese”, tha Hoti, duke përcjellë kështu qëndrimin e Qeverisë dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës për këtë temë.

Njëjtë si LDK-ja janë deklaruar sot gjatë ditës edhe nga partia që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar për Gazetën Express se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, që po kërkon mbajtjen e kësaj konference, po takohet për konsultime me presidentin Hashim Thaçi, mirëpo, jo me Albin Kurtin.

Nga LVV-ja pajtohen se në Kosovë ekzistojnë dy blloqe, teksa shtojnë se Haradinaj do të duhet që të mbështeste qeverinë e re së paku në çështjet me interes nacional.

“Ramush Haradinaj po takohet për konsultim me Thaçin, por jo me kryeministrin Kurti. Pyetja që duhet shtruar në këtë rast është “kah po ia mban Ramush Haradinaj”. Është e vërtetë se në Kosovë ka dy blloqe, ata që vodhën e kriminalizuan, dhe ata që morën votën popullore për ndryshimin e madh, për zhvillim ekonomik e drejtësi. Këta të fundit kanë mbështetje kombëtare dhe ndërkombëtare. Ramush Haradinaj do të duhej ta mbështeste qeverinë e re, së paku për çështjet kombëtare, dhe jo të përpiqej për të rikthyer në lojë Hashim Thaçin. A vazhdon PAN-i të funksionojë edhe në opozitë?”, kanë deklaruar për Express nga LVV-ja.

Me gjithë refuzimin e qeverisë për organizimin e kësaj konference, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë deklaruar se kjo është përpjekje për unifikim të qëndrimit të Kosovës, karshi Serbisë.

Pal Lekaj, deputet i AAK-së, ka thënë për Gazetën Express se Kosova duhet të ketë një spektër politik të bashkuar dhe të gjitha partitë politike duhet të kenë një qëndrim të përbashkët për finalen e madhe të dialogut.

“Ideja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për një konferencë të liderëve nuk është asgjë më shumë se vetëm një përpjekje për unifikimin e qëndrimit të Kosovës karshi Serbisë në dialogun e mbështetur nga ShBA-të dhe Euroja. Tashmë siç edhe të gjithë e kemi kuptuar se koncentrimi i ShBA-së është si kurrë më parë dhe ky rast nuk duhet humbur.

Mundësi të tilla nuk vijnë shpesh që fuqitë e mëdha si Amerika të kenë një përkushtim kaq të madh në arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Andaj Kosova duhet të ketë një spektër politik të bashkuar dhe të gjitha partitë politike parlamentare të kenë një qëndrim të përbashkët për finalen e madhe të dialogut”, ka thënë Lekaj.

Deputeti thotë se refuzimi i kësaj ideje tregon se pozita nuk është e interesuar për unifikim të qëndrimeve.

“Refuzimi i menjëhershëm i kësaj ideje nga pozita tregon që ata nuk janë të interesuar për unifikim qëndrimesh, por duhet t’ia kujtojmë pozitës se nëse duan të udhëheqin këtë proces të vetëm atëherë ta kenë të sigurt se Kosova do të jetë e humbur dhe përgjegjësinë do ta ketë ky koalicion qeverisës”, tha ai.

Mirëpo, pozita e përbërë nga LDK-ja e LVV-ja nuk janë të vetmit që nuk po i dalin në krah Ramush Haradinajt dhe idesë së tij për konferencën dy ditore.

Gazeta Express ka kontaktuar për këtë temë, deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, që ka deklaruar se PDK-ja mendon se qëndrimet duhet të ndërtohen në institucione e jo në konferenca.

“Mendojmë se takimi i sotëm me presidentin i të gjithë liderëve të partive tregon se presidenca është platforma e duhur sa për koordinim të partive, po aq edhe për të paraqitur pikëpamjet çdo parti politike. Qëndrimet duhet të ndërtohen në institucione dhe jo në konferenca”, ka thënë Hoxhaj.

Dy partitë e vetme që po pajtohen me qëndrimin e AAK-së janë Nisma dhe AKR-ja.

“Secila lëvizje që i kontribuon unitetit politik kombëtar përballë sfidave madhore për vendin është e mirëseardhur”, ka thënë për Gazetën Express, Jetlir Zyberaj nga AKR-ja, derisa njëjtë është shprehur edhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

“Qëndrimi i Nismës ka qenë vazhdimisht konsensus për tema nacionale, konsensus për çështjen e dialogut, kemi bë përpjekje që dy vite më herët, fatkeqësisht nuk e kanë mbështetur atë frymë, bile ka pasur pengesa nga një pjesë e pozitës së sotme që ishte opozitë deri dje.

Nisma është gjithmonë për konsensus për tema nacionale, në shërbim të çështjes së Kosovës, por, jo në shërbim të egove individuale”, tha sot Limaj.

Shkurtimisht për Konferencën për Unitet në Dialog sot ka folur para mediave edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai thotë që çdo ide që çon drejt përafrimit është e mirëpritur.

“Çdo ide që çon drejt përafrimit, unitetit dhe punës së përbashkët është shumë e mirëseardhur, prej kujtdo që vjen. Natyrisht se ne kemi vizionin tonë që vetë të lëvizim përpara, dhe mes nesh nuk ka nevojë me ndërmjetësu kërkush. Kemi punuar bashkërisht në momente dhe në rrethana të ndryshme, secili e ka kontributin e vet”, tha i pari i shtetit.

Liderët në vend momentalisht kanë qëndrime të ndryshme, fillimisht për heqjen e taksës dhe vendosjen e reciprocitetit, e pastaj edhe karshi dialogut Kosovë – Serbi

Share4TweetSendShareSend

Related Posts

Costa: Edi Rama, ju jeni në rrugën e duhur drejt BE-së
Lajme

Costa: Edi Rama, ju jeni në rrugën e duhur drejt BE-së

May 15, 2025
9
Kryesia e LDK, dalin me deklaratë pas takimit në Presidencë, ky është qëndrimi i tyre
Lajme

Kryesia e LDK, dalin me deklaratë pas takimit në Presidencë, ky është qëndrimi i tyre

May 15, 2025
22
Trump: S’ka zgjidhje për luftën në Ukrainë pa u pajtuar unë dhe Putini
Bota

Trump: S’ka zgjidhje për luftën në Ukrainë pa u pajtuar unë dhe Putini

May 15, 2025
20
A e mori ‘ bekimin’ e Thaçit dhe Veselit për t’i hyrë garës për kryetar të PDK-së, Memli Krasniqi
Lajme

Krasniqi pas takimit me presidenten: S’ka tym të bardhë

May 15, 2025
8
Ja sa vota i ka marrë Ilir Meta në burgun 313 në Tiranë?
Lajme

Ja sa vota i ka marrë Ilir Meta në burgun 313 në Tiranë?

May 15, 2025
27
Tensione lufte: Aeroplani luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s
Bota

Tensione lufte: Aeroplani luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s

May 15, 2025
21
Next Post
Zhduket një vajzë në Pejë

Shpërthen gypi, mbesin pa ujë banorët e lagjes “Xhemajl Kada” në Pejë

Më të fundit

  • Costa: Edi Rama, ju jeni në rrugën e duhur drejt BE-së
  • Kryesia e LDK, dalin me deklaratë pas takimit në Presidencë, ky është qëndrimi i tyre
  • Trump: S’ka zgjidhje për luftën në Ukrainë pa u pajtuar unë dhe Putini
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi