Qeveria e re e Kosovës ende nuk i ka mbushur 100 ditë të funksionimit të saj.
Qeveria e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti për më shumë se një muaj që është në detyrë ka marrë disa vendime, shumica janë shkarkime të bordeve të kaluar të Ndërmarrjeve Shoqërore.
Po ashtu janë shkarkuar edhe shumë konsuj, si dhe është kërkuar kthimi i disa ambasadorëve, që kryesisht e kanë përfunduar mandatin.
Zhvillime ka pasur edhe në Ministrinë e Drejtësisë, digaster ky që drejtohet nga Albulena Haxhiu.
Ministrja Haxhiu ka marrë vendim që të anulohet konkursi për noterë të rinj, gjë që është përshendetur nga opinioni i gjerë.
Megjithatë, ministrja Haxhiu, si duket e ngarkuar me punë, sot e ka përdorur veturën zyrtare që ta merr të birin nga çerdhja.
Telegramisot.com, ka siguruar disa fotografi ku shihet ministrja Haxhiu, sot duke e përdorur veturën zyrtare për ta marrë djalin nga çerdhja.
Të kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje sa ishte në opozitë kritikonte shfrytëzimin e veturave zyrtare për punë private.