Kryetari i PDK-së, Kadri Vesei i është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit, Hashim Thaçi për takim.
Mesditën e sotme, i pari i PDK-së, i shoqëruar nga nënkryetari, Hajredin Kuqi i ka shkuar në ‘konak’ presidentit Thaçi, siç ka thënë ky i fundit për t’u konsultuar dhe koordinuar për çështje të interesit shtetëror.
Më herët, presidenti Thaçi priti në takim të mbyllur kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa. Që të dy nuk u deklaruan për media.
Derisa, KosovaPress mëson se pas përfundimit të gjithë takimeve me liderët politikë në Kosovë, presidenti Thaçi do të mbajë konferencë për media për t’u deklaruar mbi këto takime