Hashim Thaçi pak kohë pasi tha dikush po pengon arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi ka shkuar në Burojë. Ka publikuar një fotografi duke krasitur pemët. Aty ka shkruar se po i largon pipat e tepërt.
“Burojë, në prag të pranverës. Koha e krasitjes së pipave të tepërt”, ka shkruar Thaçi.
Gjatë ditës, Shefi i Shtetit, Hashim Thaçi, ka thënë se dikush është i interesuar të pengojë arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi e cila do të sjellë njohjen reciproke.
Ky qëndrim i Presidentit Thaçi në Twitter është shkruar një orë pasi Ramush Haradinaj doli kundër formës aktuale të dialogut Kosovë-Serbi ku Presidenti është udhëheqës i këtij procesi.