Policia e Kosovës sot do t’u dhurojë lule të gjitha grave që do të hasen në sheshe dhe në pika kontrolli të automjeteve, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsin, raporton Express.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka njoftuar se aktivitetet do të fillojnë të mbahen nga ora 13:00.
“Më 8 Mars, nga ora 13:00, njësi të trafikut do të realizojnë aktivitete në rr. Prishtinë-Fushë Kosovë. Nga ora 13:15, aktivitete do të realizohen te rrethi i Flamurit. Ndersa, nga ora 13:30, aktivitete do të shënohen edhe në sheshet kryesore në Prishtinë, konkretisht në Sheshin “Zahir Pajaziti””, thuhet në komunikatë. /Gazeta Express
Komunikata e plotë:
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë në bashkëpunim me njësitë e trafikut dhe njësitë tjera, për nder të “ 8 Marsit” sot me datë 08.03.2020, do të zhvilloj disa aktivitete edhe në teren.
Policia gjatë realizimit të detyrave të tyre, grave që do të hasen në sheshe dhe në pika kontrolli të automjeteve do t’u dhuroj nga një lule për shënimin e ditës nderkombetare të gruas “8 Marsi”
Ndër aktivitetet që mund të ju referoheni ju percjellim në vijim:
Më 8 Mars, nga ora 13:00, njësi të trafikut do të realizojnë aktivitete në rr. Prishtinë-Fushë Kosovë. Nga ora 13:15, aktivitete do të realizohen te rrethi i Flamurit. Ndersa, nga ora 13:30, aktivitete do të shënohen edhe në sheshet kryesore në Prishtinë, konkretisht në Sheshin “Zahir Pajaziti”
Ftohen mediat e interesuara t’i përcjellin këto aktivitete