Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka vlerësuar “axhami politikë” kryeministrin Abin Kurti dhe kryekuvendaren Vjosa Osmani, të cilët ka thënë se e kanë ofertuar gabimisht dhe para në kohë heqjen e taksës.
Për këtë arsye AAK ka propozuar një Konferencë për Kosovën, ku do të bisedonin liderët politikë të vendit.
Gabimet e Kurtit dhe Osmanit kanë bërë që ata të mbesinjashtë procesit të dialogut, dhe Thaçi tashmë po bën marrëveshje të panjohura, ka thënë Haradinaj. “Zotni Kurti dhe zonja Osmani, janë axhami politik. Ata e kanë ofertu para kohe heqjen e taksës.
E kanë dorëzu krejt procesin tani te Thaçi, edhe kuptohet nuk gjejnë tani rrugë tjetër por shkojnë e fshehen në kornizën e BE-së, që është një gabim klasik”, ka thënë Haradinaj.
Haradina ka thënë se është e domosdoshme një konferencë e brendshme përpara se të ndodh ndonjë takim i rëndësishëm për Kosovën, jashtë Kosovës.
“Për këtë arsye, për me u korrigju këto veprime të gabume, që kanë ndodh deri sot, është e nevojshme një konferencë në Kosovë, para se me na ndodh një takim i madh jashtë. Duhet me u ulë kryetarët e partive politike”, ka theksuar Haradinaj.Fundi i bashkëbisedimitShkruani një mesazh …