Ish-deputeti Milaim Zeka, ka thënë se parashikimet e ndërkombëtarëve për klasën poltike kosovare kanë dështuar pasi ata nuk janë të definuar për atë çfarë duan.
Zeka në Sytë Shtatë të Klan Kosovës u deklarua edhe rreth unitetit të partive në vend, transmeton Klan Kosova.
“Të gjithë njihemi mes vete, të gjithë e kemi ther njëri-tjetrin, duke e pasë një inat ballkanik, këta nuk munden ta tejkalojnë një gjë të tillë. Unë kam parë inat edhe në parlamentin e Kosovës, ka shumë deputetë që me ne nuk kanë biseduar, por janë përqafuar me deputetët e Listës Serbe”.
“Inat ka edhe mes Qeverisë aktuale dhe Presidentit Thaçi. Qeveria aktuale vazhdimisht po e ngacmon presidentin Thaçi si me qenë Vuçiq”.
“Ju i dini kritikat e mia për Thaçin në politikën e brendshme që e ka bërë këtë shtet qervish. Për mua Thaçi nuk është Vuçiqi, ai për mua për politikën e jashtme është përfaqësuesi më i dinjitetshëm i Kosovës në politikën e jashtme tek pas Ibrahim Rugovës”.
“Unë e mbështes në mënyrë absolute politikën e Thaçit. Në vend që të jetë lajm shumë pozitiv takimi me Vuçiqin në Shtëpinë e Bardhë, në vend që ne të gëzohemi për pritjen që ia bënë atij Pompeo, Grenelli, ne ngritemi dhe akuzojmë madje nivelet më të larta dhe ministrat e kësaj qeverie që thonë se Thaçi vazhdon të takohet ilegalisht me Vuçiqin”.
“ Nëse dikush duhet të turpërohet që takohet me Hashim Thaçin, me Ramush Haradinajn, me Albin Kurtin, me krahun e luftës është Vuçiqi dhe jo këta”.
Ai më tej deklaroi se nëse kjo qeveri vazhdon me këtë ritëm do të bie shumë shpejt.
“Takimi i fundit mes Mustafës dhe Kurtit ka qenë shumë ia ashpër dhe me ultimatium. Mustafa ka thënë unë më nuk të pres, as me ditë dhe as me orë”.
“Qëndrimi i Avudllah Hotit, Isa Mustafës, i Kujtim Shales dhe Arben Gashit, tregon qartë që ata janë për me heq taksën”, ka thënë Zeka.