Kryeministri Albin Kurti i ka dërguar letër presidentit Hashim Thaçi ku ka kërkuar sërish që të takohen në mënyrë që t’i bashkërendojnë veprimet rreth politikës së jashtme.
Kurti ka theksuar se prezantimi i Kosovës duhet të jetë i njëzëshëm dhe se dallimet duhet të mbesin brenda vendit duke mos ndikuar kur e përfaqësojnë atë.
“Ashtu siç kam shkruar edhe në letrën time të fundit, më datë 13 shkurt 2020, politika e jashtme është ajo që duhet të na përbashkojë neve. Përfaqësimi i Kosovës duhet të jetë sa më i denjë në arenën ndërkombëtare dhe këtë mund ta arrijmë duke qenë të harmonizuar në qëndrimet tona të cilat përveç suksesit do të garantonin edhe zhvillim ekonomik e siguri shtetërore e kombëtare”, ka shkruar Kurti në letrën drejtuar Thaçit.
Por burime të sigurta të Telegramitsot.com, bëjnë të ditur se Thaçi zor se do ti shkoj në takim sot Albin Kurtit, duke mos dhën detaje të tjera!