Një burrë nga Gjakova ka vënë në lëvizje mekanizmat e shtetit për vajzën që i doli nga shtëpia.
Raportet policore kanë shpeshtuar rastet e denoncimeve për vajzat që po zhduken nga shtëpitë e tyre.
Një baba nga Gjakova ka raportuar në polici se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ali Ibra”, mëngjesin e së martës.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.
Policia e ka hapur rastin si “Person i zhdukur”.