Me 89 vota pro, një kundër e dy abstenime sot është shpërnda Kuvendi i Kosovës, për t’i hapur rrugë një legjislature të re.
Kundër shpërndarjes së Kuvendit ka votuar tashme ish-deputeti i Nismës, Milaim Zeka, derisa kanë abstenuar dy deputetët e PDK-së, Zenun Pajaziti e Ganimtete Musliu.
Shpërndarja e Kuvendit, erdhi pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit. Tash presidenti, Hashim Thaçi pritet të caktojë datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.