• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Avonet kërkon nga MIA-ja pezullimin e punimeve në projektin “Bashkimi i Qytetit” në Ferizaj

27/02/2020 - 19:04:48
Nga viti 2020-21 fillon mësimi tërë ditor në gjithë Kosovën
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Rrjeti i OJQ-ve “Avonet” ka kërkuar qasje në dokumente publike në ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, lidhur me projektin katër milionësh të ashtuquajtur “Bashkimi i Qytetit” në Ferizaj.

Njëkohësisht, kjo OJQ, ka kërkuar nga ministri Lumir Abdixhiku t’i pezulloi punimet në këtë projekt me arsyetim se janë bërë një varg shkeljesh ligjore.

Lexo më shumë

Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia

Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia

June 7, 2025
8
Jamie Shea: Në Ukrainë janë vrarë 1 milion ushtarë rusë

Jamie Shea: Në Ukrainë janë vrarë 1 milion ushtarë rusë

June 7, 2025
9

Sipas kësaj OJQ-je punimet në këtë projekt kanë vazhduar në mungesë të transparencës, në kundërshtim me Planin Zhvillimor Komunal, në kundërshtim me financat publike dhe nuk është bërë publike as kontrata dhe as projekti në detaje. Po ashtu punimet në këtë projekt po vazhdojnë pa ndonjë studim të fizibilitetit dhe studimit gjeomekanik të tokës, raporton Koha.

“Përmes këtij dokumenti i nderuar ministër Abdixhiku, iu bëjmë thirrje t’i pezulloni punimet e projektit ‘Bashkimi i Qytetit’ i cili është duke u realizuar në Ferizaj në bashkëfinancim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit dhe Komunën e Ferizajt, për arsyeje se ky projekt nuk ka transparencë dhe nuk është bërë publike as kontrata dhe as projekti në detaje. Deri më tashti ky projekt ka hasur shumë dilema të mëdha si te qytetarët, shoqëria civile dhe partitë politike në Komunën e Ferizajt. Për implementimin e tij nuk është prezantuar projekti në opinion edhe nuk dihet saktësisht shuma financiare e projektit”, thuhet midis të tjerash në shkresën e kësaj OJQ-je.

I kontaktuar, drejtori i kësaj OJQ-je, Kenan Gashi, ka thënë se projekti i ashtuquajtur “Bashkimi i Qytetit” në Ferizaj, ka vazhduar me një varg parregullsish dhe dilemash se si është proceduar dhe iniciuar si projektit e deri te zyra e prokurimit se si është proceduar në prokurim.

Sipas tij, gjatë fillimit të realizimit të projektit një grup i komunitetit të biznesit ka reaguar për mos përshtatjen e projektit me kushtet të cilët janë ballafaquar gjatë fillimit të projektit, ndërkohë ka pasur shqetësime edhe nga qytetarët dhe shoqëria civile.

“Projekti “Bashkimi i Qytetit”, nuk është gjetur në planifikimin buxhetor, as në kodet buxhetore, pastaj nuk është planifikuar në planin e prokurimit dhe nuk është bërë ndonjë studim i fizibilitetit të tokës. Po ashtu ky projekt nuk ofron as siguri për qytetarët derisa ende nuk janë vendosur shtyllat (pilot-sigurie) të cilët janë të domosdoshëm për ta ruajtur bazën e objekteve përreth projektit. Prandaj ne kemi kërkuar të pezullohen punimet derisa të shqyrtohen të gjitha dokumentacionet dhe ligjet në fuqi”, ka thënë Gashi.

Share22TweetSendShareSend

Related Posts

Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia
Lajme

Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia

June 7, 2025
8
Jamie Shea: Në Ukrainë janë vrarë 1 milion ushtarë rusë
Lajme

Jamie Shea: Në Ukrainë janë vrarë 1 milion ushtarë rusë

June 7, 2025
9
Babai e rrahu djalin e mitur në Pejë, arrestohet
Lajme

Babai e rrahu djalin e mitur në Pejë, arrestohet

June 7, 2025
4
Vazhdon seanca, sot “Cirku” i 28-të për konstituim e Kuvendit
Lajme

Vazhdon seanca, sot “Cirku” i 28-të për konstituim e Kuvendit

June 7, 2025
9
Vdes ish-bashkëshorti i Grida Dumës
Lajme

Vdes ish-bashkëshorti i Grida Dumës

June 7, 2025
14
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Me armë e thikë ia grabitën veturën një qytetari – arrestohen dy persona në Komoran

June 7, 2025
19
Next Post
Këshilltari i Thaçit: Kurti, po e kërkon një shtet, ku Amerika nuk ka rol në politikën e brendshme

Këshilltari i Thaçit: Kurti, po e kërkon një shtet, ku Amerika nuk ka rol në politikën e brendshme

Më të fundit

  • Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia
  • Jamie Shea: Në Ukrainë janë vrarë 1 milion ushtarë rusë
  • Babai e rrahu djalin e mitur në Pejë, arrestohet
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi