Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla është sulmuar në një kafiteri “Te Qafa” në Prishtinë.
Sfeçla u sulmua pasi ndërhyri në një rast sulmi të ndodhur brenda kafenes.
“Sfeçla ndërhyri pasi pa një person teksa rrah një shitës ambulant në kafiteri. Përballë kësaj ngjarje nuk ka mundur të qëndroj indiferent z.Sfeçla, andaj reagimi i tij ishte i domosdoshëm”, raporton Indeksonline.
Zv/minstri ka telefonuar menjëherë Policinë e Kosovës të cilët aktualisht gjenden te kafet e vogla.
Numri dy i MPB-së ishte i shoqëruar me Alban Krasniqin, bashkëshorin e ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu.