Pas paralajmërimeve të Qeverisë Kurti për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake, opozita në krye me AAK-në është organizuar për mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.
Telegramisot.com merr vesh se tashmë opozita e përbërë nga PDK, AAK, Nisma dhe disa deputetë minoritarë joserbë, i kanë mbledhur mbi 40 nënshkrime.
Kjo ka bërë që seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të mbahet të hënën në ora 11.