Edhe zyrtarisht zyra për media e Qeverisë së Republikës së Kosovës ka njoftuar se është shtyrë mbledhja e sotme e paraparë që të fillonte në orën 16:00.
Mbledhja do të mbahet nesër më 28 shkurt në orën 12:00.
“Ju njoftojmë se mbledhja e Qeverisë e paraparë të mbahet sot, 27 shkurt 2020, prej orës 16:00, shtyhet për nesër, 28 shkurt në orën 12:00”, shkruhet në njoftimin e qeverisë.
U raportua se arsyeja e anulimit të mbledhjes ka ardhur si pasojë e mospajtimeve ndërmjet partnerëve të koalicionit rreth çështjes së taksës.