Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar pas vrasjes së ish-ushtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendit.
Thaçi përmes një postimi në Facebook ka kërkuar thirrje urgjente institucioneve të rendit dhe ligjit, që ta zbardhin këtë vrasje dhe sa më shpejtë që është e mundur dhe kryesit e saj të vendosën para drejtësisë, shkruan Reporteri.net.
“Vrasja tinëzare e Qerim Kelmendit, njërit prej luftëtarëve më të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte tronditëse për mua dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. I bëj thirrje urgjente institucioneve të rendit dhe ligjit, që ta zbardhin këtë vrasje të tmerrshme sa më shpejtë që është e mundur dhe kryesit e saj të vendosën para drejtësisë. Familjes Kelmendi dhe gjithë bashkëluftëtarëve të Qerimit u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta, duke i siguruar se do t’i përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë të shtetit për ta zbardhur këtë vrasje mizore!”, ka shkruar Thaçi.