Një rojë e pyllit i ka sulmuar me thikë dy persona që i ka zënë në flagrancë duke vjedhur drunjë.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
“Dy meshkuj K/Shqiptarë kanë pësuar lëndime trupore pasi gjatë një përleshje janë goditur me thikë nga i dyshuari K/Shqiptar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
“Incidenti ka ndodhur kur dy të lënduarit janë takuar nga roja e pyllit derisa ishin duke vjedhur dru. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor”
Tutje në raport thuhet se të tre personat janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit roja e pyllit është dërguar në mbajtjte kurse dy të dyshuarit tjerë janë liruar