Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit ka ftuar avokatin Gafurr Elshani, raporton Gazeta Express.
Gafurr Elshani ishte pjesëmarrës në luftë dhe njëri nga figurat më të rëndësishme të LPK-së dhe UÇK-së.
Gafurr Elshani ishte edhe dizajneri i Emblemës së UÇK-së dhe autor i librit Ushtria Çlirimtare e Kosovës, botuar gjatë luftës.
Ai gjithashtu është edhe këshilltar i selisë qendrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.