• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

11-vjeçarja nga Ferizaj, bije në bunarë dhe vdes

25/02/2020 - 13:40:44
11-vjeçarja nga Ferizaj, bije në bunarë dhe vdes

Ishte duke luajtur me të afërmit në oborrin e shtëpisë. Por pasditja e së dielës doli të jetë fatale për një 11-vjeçare nga komuna e Ferizajt. Ajo aksidentalisht ra në bunarë që gjendej pranë shtëpisë së saj. Kanë qenë të afërmit e fqinjët e saj ata të cilët kanë intervenuar duke e nxjerrë këtë vajzë të mitur nga puseta. Por ajo tashmë kishte marrë lëndime të rënda trupore.

Sipas mjekëve të QKUK’së, kjo e mitur pa shenja jete ishte dërguar në Spitalin e Ferizajt. Por pas intervenimit të stafit mjekësor ajo u rikthye në jetë.

Lexo më shumë

Duda Balje në përkrahje të Shaqir Totajt: Kryetari është shok i madh i boshnjakëve

Duda Balje në përkrahje të Shaqir Totajt: Kryetari është shok i madh i boshnjakëve

September 25, 2025
10
Vuçiq në OKB: Kosova është djepi shpirtëror i Serbisë

Vuçiq në OKB: Kosova është djepi shpirtëror i Serbisë

September 25, 2025
17

Me shenja jete kjo 11-vjecare u dërgua me emergjencë për në QKUK ku vendos në Intensiven e QKUK’së.

Detaje për gjendjen shëndetësore dhe trajtimin e kësaj të miture në QKUK ka dhënë për Express shefi i Klinikës Intenzive, Shaqir Uka.

“Pacientja 11-vjçare e cila ka pësoi lëndime për shkak të rënies në një pusetë në regjionin e Ferizajt është sjellë fillimisht në qendrën emergjente në Ferizaj, aty ku ka shku pa shenja jete. Në qendrën emergjente të Ferizajt ajo është ringjallë dhe është sjellë në emergjencën e QKUK”, shpjegon doktori.

Ai thotë se në Klinikë ajo kishte shkuar në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Pas ekzaminimeve të kryera në Emergjencë, fëmija është sjellë në kujdesin Intensiv Qendror në gjendje të rëndë shëndetësore. E kemi trajtua me barna me frymëmarrje komplet të asistume nga aparati i frymëmarrjes. Masat për rikthimin në gjendje normale të fëmija rezultuar të pasuksesshme. Nuk ka pas lëndime të dukshme. Ka qenë një mbushje e plotë në rrugët e frymëmarrjes me ujë nga puseta”, sqaron për rastin e rëndë mjeku i QKUK’së.

Express për këtë rast ka biseduar me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Ai pohoi se vajza e mitur aksidentalisht ra në pusetë dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Sipas tij, kanë qenë familjarët e saj ata të cilët e kanë nxjerrë këtë të mitur nga puseta.

“Mund të ju konfirmojë se fatkeqësisht bëhet fjalë për një vajzë të mitur rreth 11-vjecare. Në bazë të informacioneve të para që ne i kemi, e mitura ka rënë aksidentalisht në pusetë. Ajo është nxjerrë nga aty nga ana e familjarëve. Mirëpo gjatë rënies kjo vajzë e lindur në vitin 2009 ka marrë lëndime të rënda trupore të cilave fatkeqësisht nuk ka mundur që t’iu mbijetojë. Rastin ne jemi duke e hetuar. Kemi kërkuar që të bëhet analiza e autopsisë”, ka deklaruar Jashari për Express.

Rreth rastit janë duke punuar edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Share3TweetSendShareSend

Related Posts

Duda Balje në përkrahje të Shaqir Totajt: Kryetari është shok i madh i boshnjakëve
Lajme

Duda Balje në përkrahje të Shaqir Totajt: Kryetari është shok i madh i boshnjakëve

September 25, 2025
10
Vuçiq në OKB: Kosova është djepi shpirtëror i Serbisë
Lajme

Vuçiq në OKB: Kosova është djepi shpirtëror i Serbisë

September 25, 2025
17
Sekuestrohet ‘Ferrari’ 600 mijë eurosh në Tiranë, është blerë nga trafiku i drogës
Lajme

Sekuestrohet ‘Ferrari’ 600 mijë eurosh në Tiranë, është blerë nga trafiku i drogës

September 25, 2025
5
Alarmi i EULEX-it: Situata në veri të Kosovës mund të përkeqësohet lehtë
Lajme

Ekskluzive: Këta janë 7 të arrestuarit për drogë

September 25, 2025
36
Provokim i rënd: Serbia i futë dronët në  Kosovë
Lajme

Provokim i rënd: Serbia i futë dronët në Kosovë

September 25, 2025
42
Macron i lutët Trumpit: Ndale luftën në Gaza, dhe fitojë çmimin Nobel për Paqe
Lajme

Macron i lutët Trumpit: Ndale luftën në Gaza, dhe fitojë çmimin Nobel për Paqe

September 24, 2025
12
Next Post
Koronavirusi e izolon Italinë FOTO

LAJMI I FUNDIT: Koronavirus arrinë në Kroaci

Më të fundit

  • Duda Balje në përkrahje të Shaqir Totajt: Kryetari është shok i madh i boshnjakëve
  • Vuçiq në OKB: Kosova është djepi shpirtëror i Serbisë
  • Sekuestrohet ‘Ferrari’ 600 mijë eurosh në Tiranë, është blerë nga trafiku i drogës
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi