Italia ka njoftuar ditën e sotme për vdekjen e një personi të katërt nga koronavirusi, pasi vendi mori masa drastike të sigurisë për ndalimin e këtij virusi.
Një burrë 84-vjeçar u konfirmua sot i vdekur në Lombardi, në veri të Italisë. Tashmë 50 mijë njerëz janë izoluar në 11 komuna dhe shkollat e ngjarjet publike janë mbyllur.
Italia ka konfirmuar më shumë se 160 raste të virusit, deri tani numri më i madh jashtë Kinës, Japonisë dhe Koresë së Jugut.
Përhapja e koronavirusit në këtë shtet ka ngjallur frikë se turistët që kthehen nga Italia mund të dërgojnë spiralen e epidemisë në të gjithë Evropën.
Ndërkohë mediat e huaja kanë publikuar fotografi të ndryshme nga Italia gjatë këtyre tre ditëve të tmerrshme të përhapjes së koronavirusit që mori jetën e katër personave.
Fotot tregojnë sesi katedralja e famshme e Milanos është mbyllur për vizitorët si dhe baret e restoranetet përrreth janë urdhëruar që të mos hapen.
Gjithashtu supermarketet dhe trenat ishin bosh mëngjesin e sotëm, pasi italianët janë përgatitur që të qëndrojnë në shtëpi, për të mos u prekur nga koronavirusi.