Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi bisedë telefonike me homologun e tij francez, Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Në bisedën e përbashkët telefonike, Erdogan shprehu ngushëllime për viktimat e sulmit racist në qytetin gjerman Hanau, duke dënuar sulme të tilla, të motivuara nga ksenofobia, racizmi dhe islamofobia.
Ai gjithashtu theksoi se është e nevojshme të ndalohet agresiviteti i forcave të regjimit sirian dhe aleatëve të tij dhe t’u ofrohet mbështetje e fuqishme në parandalimin e krizës humanitare.
Erdogan shtoi se nevojitet bashkëpunim, në mënyrë që në Libi të vendoset paqja, stabiliteti dhe mirëqenia.