Njohja e shtetit të vogël të karaibeve, Xhamajka ka shkaktuar skandal diplomatik në Kosovë.
Mbrëmë lajmi i njohjes u bë i ditur nga të gjithë liderët politik të Kosovës, mirëpo vetëm disa orë më pas, ministria e jashtme e këtij shteti e mohoj një gjë të tillë. Njohja i është komunikuar ambasadores së Kosovës në Uashington, Vlora Citaku.
Ajo përmes një komunikimi zyrtarë kishte njoftuar liderët institucional të Kosovës, me rekomandimin që të pritet deri në dërgimin e notës verbale.
Mirëpo, liderët duket se nuk kishin përfillur fare këtë rekomandim, duke bërë publik lajmin e njohjes.
Burime të sigurta të Telegramitsot.com, tregojnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga vendoja e taksës kundër mallrave serbe nuk kishte kundërshtuar fushatën e çnjohjeje të Kosovës nga Serbia, si masë ndëshkuese për autoritet kosovare, të cilat edhe më tutje janë duke i injoruar sugjerimet e Uashingtonit për pezullimin e taksës.
“SHBA-ja tashmë përmes komunikimit diplomatik ka bërë të qartë se Xhamajka nuk do të njoh edhe zyrtarisht Kosovën, derisa kjo e fundit nuk e pezullon taksën”, kanë thënë këto burime.
Njohja e fundit për Kosovën ishte më 15 shkurt 2018.