• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Skandal: Kënga “Ushtria e Titos” – vazhdon të mësohet nga nxënësit në Kosovë

17/02/2020 - 20:14:02
Skandal: Kënga “Ushtria e Titos” – vazhdon të mësohet nga nxënësit në Kosovë

Librat për instrumentet muzikore në Kosovë janë në gjuhën serbe. Madje njëra nga veprat e krijuara nga kompozitorët serb për “Ushtrinë e Titos”, vazhdon të interpretohet nga disa nxënës.

Këto tekste të cilat ekzistojnë tani e 40 vite, përdoren në shkollat e muzikës në vendin tonë, pasi Ministritë gjegjëse ajo e Kulturës dhe Arsimit, nuk kanë marrë mundin të investojnë në këtë drejtim.

Lexo më shumë

Rusia lëshon 619 dronë dhe raketa ndaj Ukrainës

Rusia lëshon 619 dronë dhe raketa ndaj Ukrainës

September 21, 2025
12
Rubin: Me Thaçin do t’i shtrëngojmë duart në liri

Rubin: Me Thaçin do t’i shtrëngojmë duart në liri

September 21, 2025
17

Disa tinguj muzikor të interpretuar në piano janë të veprës së quajtur “Ushtria e Titos”, e cila si vepër muzikore nga kompozitor serb është në partiturat e librave për klasët e para dhe të dyta në shkollën e ultë të muzikës.

Edhe pse kjo vepër injorohet nga shumica e mësimdhënësve, ka edhe nga ata që e praktikojnë me nxënësit e tyre. E tërë kjo ndodhë për shkak se tani e 20 vite në sistemin e mësimit muzikor instrumental nuk ka një libër përmbledhës të veprave të kompozitorëve shqiptar dhe atyre të huaj.

Në librat e përmbledhura me vepra muzikore, të cilat përdoren në shkollat e muzikës në Kosovë janë të pranishme veprat nga autorët botëror, por vepra të shumta janë edhe nga kompozitorët serb. Madje libri në tërësi është në gjuhën serbe. Këto libra përdorën në shkollat tona, tani e 40 vite.

“…ne kemi mungesë të veprave për nxënësit fillestar të klasës së parë dhe të dytë, pse fëmijët tanë të mos jenë të njohur me veprat e kompozitorëve shqiptar…”, citohet të ketë thënë profesoresha e pianos, Iliriana Kuriu-Mustafa.

Dhjetra kërkesa drejtuar Ministrisë së Arsimit lidhur me këtë çështje, këta të fundit nuk u janë përgjigjur.

“…ne kemi bë kërkesë për punën e planprogrameve të reja në MASHT, nuk na janë përgjigj ende dhe aty menjëherë neve aty na bëhen pengesat për me shku më tutje të dalin konkurset për hartimin e librave pastaj të përshtatshëm dhe nga kjo ne po mbesim jashtë lojës nga ana e Ministrisë…”, tha Violeta Krasniqi – Drejtoreshë në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” Prishtinë.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Kompozitorët vë në dukje se përgjegjësit e shëndetit kulturor të popullit, që janë Ministria e Kulturës dhe ajo e Arsimit, janë fajtorët kryesor në këtë çështje të cilët nuk nxisin, njerëzit, shoqatat, botuesit që kjo gjendje të përmirësohet. Rudi tregon se edhe në këto momente ka vepra muzikore të gatshme nga kompozitorët shqiptarë për mësimin e të gjitha insturmenteve muzikore.

“…unë si udhëheqës i një festivali muzikor “ReMuzika”, kam marrë një iniciativë vite më parë në kuadër të festivalit, që të porosisë vepra nga autorët tanë, autorët e ri, vepra të shkruara pedagogjike-didaktike të shkruara mbi bazën e muzikës shqiptare dhe nga ky festival vite me radhë janë mbledhur 100 e më shumë vepra apo vepërza të dedikuara fëmijëve dhe ato kanë qenë të suksesshme, por me kohë e kam parë se nuk i bënë përshtypje donatorëve, financiarëve, ministrisë e kështu me radhë dhe ai aktivitet është ndalë…”, tha Rafet Rudi.

E në Ministrinë e Arsimit, si përgjegjës për hartimin e politikave arsimore, planprogrameve dhe hapjes së konkursit për shtëpitë botuese për krijimin e literaturës adekuate për shkollat e ulëta dhe të mesme të muzikës, nuk kanë marrë mundin asnjëherë të jenë në kryerjen e detyrave të tyre, pasi shkollat e muzikës në Kosovë vazhdojnë të punojnë me literaturë në gjuhën serbe dhe disa prej veprave janë edhe nga kompozitorët serb.

Zyrtarë në Ministrinë e Arsimit, edhe kësaj radhe pavarësisht insistimit të RTK-së nuk pranuan të deklarohen rreth kësaj çështjeje.

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

Rusia lëshon 619 dronë dhe raketa ndaj Ukrainës
Lajme

Rusia lëshon 619 dronë dhe raketa ndaj Ukrainës

September 21, 2025
12
Rubin: Me Thaçin do t’i shtrëngojmë duart në liri
Lajme

Rubin: Me Thaçin do t’i shtrëngojmë duart në liri

September 21, 2025
17
EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Lajme

Dy vëllezër përfundojnë në Polici për dhunë në familje

September 21, 2025
7
Universiteti ‘Haxhi Zeka’ e themelon Qendrën NOVA
Lajme

Universiteti ‘Haxhi Zeka’ e themelon Qendrën NOVA

September 20, 2025
7
Ndahet nga jeta Ambasadori,  Abdi Baleta, një jetë në shërbim të kombit shqiptar
Lajme

Ndahet nga jeta Ambasadori, Abdi Baleta, një jetë në shërbim të kombit shqiptar

September 20, 2025
37
Avionët rusë në qiellin e NATO-s, çfarë paralajmëron Costa
Lajme

Avionët rusë në qiellin e NATO-s, çfarë paralajmëron Costa

September 20, 2025
8
Next Post
Tërmeti: Bota i dhuroi  mbi një miliard euro për Shqipërinë

Tërmeti: Bota i dhuroi mbi një miliard euro për Shqipërinë

Më të fundit

  • Rusia lëshon 619 dronë dhe raketa ndaj Ukrainës
  • Rubin: Me Thaçin do t’i shtrëngojmë duart në liri
  • Dy vëllezër përfundojnë në Polici për dhunë në familje
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi