Betim Reçica, sekretar në Ministrinë për Infrastrukturë e Ambient, ditë më pare e ka denoncuar në polici për kanosje biznesmenin Valon Ademi, për të cilin Telegramisot.com, ka mësuar nga burimet e veta sa ka lidhje te afërta më ministrin e ri Lumir Abdixhikun.
Përveç denoncimit në polici, Reçica, për këtë veprim të shokut të shefit të tij, ministrit Lumir Abdixhiku, e ka njoftuar edhe kryeministrin Albin Kurti.
Por kjo punë nuk ka përfunduar me kaq. I menjëhershëm ka qen edhe reagimi i ministrit Lumir Abdixhiku.
Telegramisot.com, e ka siguruar një dokument në te cilin ministri Abdixhiku, sot më datën 14.02.2020, i është drejtuar Prokurorisë Special të Republikës së Kosovës, më një kërkesë, në të cilën kërkon informata se është iniciuar ndonjë procedurë penale ndaj z. Betim Reçica, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës.
Foto, dokumenti dhe kërkesa e Ministrit Lumir Abdixhiku
Po ashtu Telegramisot.com, ka arritur ta siguroj edhe një dokument tjetër te datës 06.02.2020, nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Certifikatë kjo e cila është lëshuar nga organi i drejtësisë më kërkese te z. Betim Reçica, në të cilën thuhet se ndaj te lartcekurit nuk është duke u ndjekur apo zhvilluar asnjë procedure penale.
Foto, Dokumeti i Gjykates Themelore ne Prishtine.
Sipas ekspertëve më të cilët është konsultuar Telegramiot.com, kërkesa për procedure se a janë apo jo duke u zhvilluar procedura penale për ndonjë person duhet ti drejtohet gjykatës themelore dhe jo organeve speciale. Kodi i penal i Kosovës dhe ligji për gjykatat i ndalon organet qe kërkojnë evidence penale nga prokuroria apo ndonjë organ tjetër përveç gjykatës. Kjo kërkese madje nga eksperte te shërbimit civil konsiderohet skandaloze dhe eliminuese.