Kryetari i Aleancës për Ardhërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi të bërë në Facebook ka dhënë detaje rreth mbledhjes së sotme që ka mbajtur kryesia e AAK-së.
Ai ka thënë se kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend, derisa si përfundim, slogani i AAK-së në përgjegjësitë politike do të jetë “Aleanca qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen”.
Ky është postimi i plotë i Haradinajt:
Kryesia e AAK-së sot ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar zhvillimet politike në vend, kjo në dritën e paralajmërimeve të dorëzimit të Qeverisë përballë Serbisë në temat e interesit nacional!
Përfundimi i gjithë debatit në këtë mbledhje, ishte një fjali e vetme; “Aleanca qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen”, që do të jetë edhe slogani i AAK-së në përgjegjësitë e saj politike!