Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga partia e tij, por edhe familjarë ka bërë homazhe tek varri i aktivistit të vrarë të Vetëvendosjes, Arben Xheladinit.
Kjo në 13 vjetorin e vdekjes së tij, shkruan gazeta inFokus.
E këtë ditë, Albin Kurti, homazhe do të bëjë edhe tek varri i Mon Balajt në Podujevë, si dhe tek pllakat e vendosura në Sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë, aty ku ishin qëlluar me plumba gome nga policia rumune e UNMIK-ut.
Balaj e Xheladini mbetën të vrarë në këtë ditë, 13 vite më parë, derisa po protestonin kundër negociatave me Serbinë e Pakos së Ahtisaarit, shkruan gazeta inFokus.
E deri tash askush nuk është dënuar për këtë punë.