Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin në largim, Ruair O’Connell. Ai në këtë takim lamtumirës ka theksuar se Britania e Madhe do të vazhdojë të jetë kundër çfarëdo ndryshimi territorial në Ballkan.
Tutje, Haradinaj ka shtuar se Britania e Madhe do të jetë një adresë e sigurtë për popullin e Kosovës.Unë besoj që Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të jetë kundër çfarëdo ndryshimi territorial apo të kufijve në Ballkan, dhe do të mbetet përherë adresë e sigurtë për popullin e Kosovës, se një skenar i tillë monstruoz që i shërben agjendës së Rusisë në Kosovë, nuk do të realizohet asnjëherë” shkroi Haradinaj