Policia e Kosovës në zonën e Klinës ka zbatuar planin operativ të koduar ‘Kontrollimi i lokaleve 2019’.
Njësite policore të stacionit policor në Klinë së bashku me njësite rajonale të DRP Pejë, kanë verifikuar disa lokale në Komunën e Klinës dhe gjatë inspektimit janë kontrolluar të gjitha klubet e natës, disko baret si edhe lokalet e tjera në këtë qytet. Gjatë këtij plani janë identifikuar 3 (tri) lokale të cilat ishin duke mos e respektuar orarin e punës, njëri lokal ishte në lagjen ‘Arbëria’, ndërsa dy lokale të tjera në fshatrat Volljak dhe Poterqë.
Policia ka marrë masat e nevojshme ndaj pronarëve, të cilët kanë shkelur rregullat lidhur me mosrespektimin e orarit zyrtar të paraparë.
Më këtë plan operativ do të vazhdohet në mbarë zonën e DRP Pejë.