Ka filluar mbledhja e këshillit drejtues të AAK-së. Në këtë mbledhje do të vendoset për një koalicion të mundshëm parazgjedhor me Partinë Socialdemokrate.
I pari i kësaj partie, Shpend Ahmeti, gjatë ditës së sotme është takuar edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
I njëjti pas takimit ka deklaruar se si parti kanë përafrim me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, dhe se besohet se gjatë ditës së sotme do të takohet me kryetarin e kësaj partie, Ramush Haradinaj.
Ndërsa Isa Mustafa e ka ftuar edhe Haradinajn për të diskutuar. Pritet që sot gjatë ditës të ketë takim sy më sy mes Haradinajt dhe Mustafës.