Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri ka thënë sot në mëngjes se Glauk Konjufca nuk mund të shkarkohet,
Bahtiri përmes Facebook-ut ka postuar një fotografi me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca ku ka ftuar LDK-në që të bëhet e arsyeshme për arritjen e marrëveshjes.
“Kur kanë mbetur vetëm edhe pak kohë deri në votimin e Qeverisë Kurti, e ftoj LDK-në që të bëhet e arsyeshme dhe fleksibile për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje”, ka shkruar Bahtiri.
Tutje Bahtiri ka shkruar se kthimi para 26 dhjetorit nuk është i mundshëm.
“Kthimi para datës 26 dhjetor nuk është i mundshëm dhe as i arsyeshëm, sepse Kuvendi i Kosovës ka kryetarin më të denjë të zgjedhur që prej themelimit të tij. Kosova nuk ka kohë për inate politike dhe eksperimente me pozita përmes dorëheqjeve dhe emërimeve”, ka shkruar Bahtiri.
Por nuk shkoj gjatë dhe sot Bahtiri, i honger fjalët e veta, ai ne deklarimin e dyte tha se Vetëvendosje e konfirmon dorëheqjen e
Konjufcës “Lëvizja VETËVENDOSJE! do të dëshmohet konstruktive dhe e vullnetshme për ta krijuar Koalicionin e Shpresës”, është shprehur Bahtiri.
“Kryeparlamentari Konjufca është shprehur i gatshëm të tërhiqet nga posti aktual për t’i hapur rrugë Qeverisë VV-LDK”, ka thënë Bahtiri për Klan Kosovën.
Konjufca, pasi ta braktisë postin e kryeparlamentarit, do të bëhet shef i diplomacisë së Kosovës.
Nënkryetari i VV’së do të marrë postin e ministrit të Jashtëm
Në vend të Konjufcës, në krye të Kuvendit, pritet të vijë Vjosa Osmani, ish-kandidate e LDK’së për kryeministre të Kosovës.