Telegramisot.com meson nga burimet e veta se Sami Thaqi, është polici kosovar i cili sonte tragjikisht ka vdekur në fshatin Zhur të Prizrenit.

Policia në Prizren e kanë konfirmuar se gjatë një aksioni të policisë ka ndodhur një shpërthim ku dyshohet se një zyrtar policor ka humbur jetën,
Si pasojë e shpërthimit janë lënduar edhe dy zyrtarë të tjerë dhe një qytetar.
“Mund të konfirmojmë se sot 28.01.2020 në orët e mbrëmjes gjatë një operacioni policor në fsh. Zhur të Prizrenit, dyshohet se ka ndodhur një shpërthim ku si pasojë e këtij shpërthimi ende të pa identifikuar kanë pësuar lëndime tre zyrtar policor dhe një qytetar. Si pasojë e lëndimeve/plagëve të pësuara dyshohet se njëri nga zyrtarët policor të ketë ndërruar jetë. Njësitet policore relevante dhe stafi menaxhues i PK-se kanë dalur në vendin e ngjarjes. Për informacione tjera do t’ju njoftojmë në vijim”, ka thënë Shaban Osmanollaj.













