Tre muaj e ca kaluan që kur u zyrtarizuan si dy partitë e para, LDK-ja e VV-ja, me ç’rast pritej edhe marrëveshja e koalicionit. Por edhe sot e kësaj dite, akoma asgjë.
Takime janë zhvilluar e po zhvillohen edhe sot e kësaj dite por nuk ka diçka konkrete.
Sido që të jetë, një rikthim i mundshëm i partive të PAN-it në qeveri, nuk ekziston ndonëse LDK-ja e VV-ja, po e çojnë gjatë shumë.
Këtë e tha për “Bota sot” zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, i cili tha se që në momentin kur ka fituar Lëvizja Vetëvendosje, PAN-i, ka ikur.
Sipas tij, ata, po të kishin mundësi të ktheheshin, nuk do të kursenin asgjë.
“PAN-i, ka ikur ditën kur ka fituar Vetëvendosje. Po të kishte mundësi të kthehej, ne e dijmë që nuk do të kursejnë asgjë. Megjithatë,
Kosova s’do të duhej të shkontë as në zgjedhje, sepse nuk do të ndryshonte shumë situate. Vetëvendosje është shumë e angazhuar që të arrihet një marrëveshje me LDK-në dhe ky vikend do të duhej të ishte vendimtar”, tha ai.