Një veturë ka goditur një person në qytetin e Vushtrrisë. Incidenti ka ndodhur rreth orës 18:00.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Avni Zahiti.
“Kemi marrë informacion se ka ndodhur një incident në Vushtrri, njësitet kanë dalë në vendin e ngjarjes. Një veturë ka goditur një këmbësor, ku si rezultat këmbësori ka marrë lëndime trupore”, ka konfirmuar Zahiti për Express.
I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosvoës (QKUK).