Një person është arrestuar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht e më pas ka tentuar ta ngulfat gruan e tij.
Sipas policisë rasti ka ndodhur në orët e pasditës të enjten në Klinë.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Ndërsa, dyshuari pas intervistimit me vendim te prokurorit është dërguar në mbajtje.