I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell ka arritur sot pasdite në Beograd ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Para shkuarjes në Beograd, Grenell qëndroi në Prishtinë, ku takoi krerët e institucioneve dhe partive politike, shkruan Ballkani.info.
Në Prishtinë, Grenell tha se ekziston afat i shkurtër kohor deri në arritjen e marrëveshjes për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se presidenti Trump nuk do të lejoj që zgjidhja të zgjasë shumë nëse nuk ka përparim.
Ai po ashtu tha se taksa duhet të hiqet, por Serbia në anën tjetër duhet të ndërpresë fushatën kundër pavarësisë së Kosovës.