Gazmend Muhaxheri ia ka kujtuar ditën e diel përsëri Albin Kurtit. Kryetari i Pejës ka thënë se e diela nuk është ultimatum për Kurtin, por afati i fundit që ai të reflektojë, karshi ofertës së LDK-së.
Sipas Muhaxherit, oferta e LDK-së është shumë korrekte, dhe si e tillë nuk do të ndryshojë.
Në bisedë për ‘RADIO 1’, Gazmend Muhaxheri ka komentuar praninë amerikane në Prishtinë duke thënë se një veprim i tillë është domethënës edhe për ndërtimin e qeverisë.
“Pavarësisht asaj që u tha, vet prania amerikane në Prishtinë, prezenca e lartë tregon, mendoj unë, se mesazhi është i qartë. Zgjedhje nuk duhet të ketë dhe të gjendet zgjidhje. Pra në orët në vazhdim të shohim a do të ketë lëvizje.”-tha Muhaxheri.
Muhaxheri ka konfirmuar se as sot nuk ka pasur zhvillime sa i përket takimeve apo kontakteve Mustafa-Kurti.
“Ne mbetemi në qëndrimin tonë. Nuk ka lëvizje dhe reflektimi i përket tani z.Kurti, ai është mandatr dhe ashtu duhet të sillet.
Oferta jonë mbetet dhe është shumë korrekte. Unë nuk kam dhënë ultimatume e as nuk po jap, por se deri të dielën e kemi caktuar në mënyrë që nëse nuk ka marrëveshje me ne, atëherë të ketë kohë për negociata të tjera. Mos ti humbë koha Kurtit.”-shtoi Muhaxheri.