• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Detaje nga takimi Thaçi-Grenell

23/01/2020 - 07:21:50
Detaje nga takimi Thaçi-Grenell

Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell ndodhet për vizitë në Prishtinë, ku mbrëmë u takua me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, ndërsa të premten në mëngjes pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

HTML Image as link Qries
Thaçi ka falënderuar ambasadorin Grenell për vizitën e tij në Kosovë, teksa është shprehur i bindur se nën lidershipin e presidentin Trump, do të arrihet marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë

Lexo më shumë

E rrëmbyen dhe e vranë Renis Dobrën, arrestohen edhe dy të dyshuar

E rrëmbyen dhe e vranë Renis Dobrën, arrestohen edhe dy të dyshuar

September 19, 2025
6
Xhavit Haliti është njeri më meritor në UÇK dhe për kontakte me jashtë e sidomos me amerikanët

Haliti i reagon Kurtit: BE na sanksionoi, SHBA na la vetëm

September 19, 2025
3

“Dëshiroj të falënderoj ambasadorin Grenell që sonte ka ardhur në Prishtinë, për vizitën që po na e bën. Në anën tjetër dëshiroj të falënderoj shumë marrëveshjen e re që kemi arritur nën lidershipin e Grenell dhe udhëheqjen e fuqishme të presidentit, Donald Trump, atë të linjës ajrore Prishtinë-Beograd. Mendoj që është diçka e re, atë që nuk kanë mundur të tjerët ta bëjnë është duke e bërë ambasadori
Grenell dhe ambasada e SHBA-së. Roli i SHBA-së në këtë proces është i jashtëzakonshëm dhe i pazëvendësueshëm. Kam besim të plotë së nën lidershipin e Trumpit do të arrijmë marrëveshjen finale me Serbinë”, ka thënë Thaçi.

Ai tha se roli amerikan është i pazëvendësueshëm në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe “ne do të vazhdojmë të jemi partner besnik i SHBA-së në jetësimin e interesave strategjike në Ballkanin Perëndimor”.

Ndërkaq, emisari special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ambasadori Richard Grenell, ka dhënë një mesazh të qartë sa i përket taksës ndaj produkteve serbe, të vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Ai theksoi se me rëndësi për SHBA-në është arritja e progresit në rajon, në rastin konkret në Kosovë dhe Serbi, në aspektin ekonomik.
“Presidenti Trump ka qenë i fokusuar për të zgjidhur problemet, jo duke shikuar mbrapa. Ne duam të bëjmë progres në rajon, Kosovë, Serbi, në aspektin ekonomik. Të rinjtë duan punë”, ka thënë Grenell,.

“’Njerëzit e Kosovës meritojnë të kenë vende të reja të punës dhe të ardhme të ndritshme. Çfarë dua të bëjë unë që të merremi me të gjitha këto çështje të bllokuara që kanë ndikim ekonomik të zgjidhen. Duam të shtyjmë të dy qeveritë dhe liderët në Kosovë dhe Serbi – dhe tu themi që të shikojnë njerëzit, filloni me hapjen e vendeve të punës’… ‘Për këtë jam këtu dhe nuk të kyçem në debatin politik, sepse kjo na lë mbrapa’”, theksoi ai.

Sipas tij, komuniteti i bizneseve në Amerikë dhe në Evropë duan të vijnë të investojnë në rajon, por kjo nuk mund të ndodhë nëse ka konflikte.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Ndërkaq, presidenti serb Vuçiq, ditë më parë nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, kishte thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme që t’i dëgjojnë kërkesat dhe problemet e Beogradit lidhur me Kosovën.

Ndryshe, Grenell ka ndërmjetësuar arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me kompaninë gjermane “Lufthansa“ për vendosjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd.

SHBA e ka cilësuar këtë si historike./Telegrafi

Share2TweetSendShareSend

TË FUNDIT NGA RUBRIKA

E rrëmbyen dhe e vranë Renis Dobrën, arrestohen edhe dy të dyshuar
Lajme

E rrëmbyen dhe e vranë Renis Dobrën, arrestohen edhe dy të dyshuar

September 19, 2025
6
Xhavit Haliti është njeri më meritor në UÇK dhe për kontakte me jashtë e sidomos me amerikanët
Lajme

Haliti i reagon Kurtit: BE na sanksionoi, SHBA na la vetëm

September 19, 2025
3
Aksion e bastisje në Ferizaj
Lajme

Gjykata rrëzon kërkesën për arrest shtëpiak ndaj katër policëve të dyshuar

September 19, 2025
6
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Sulmohet me tritol në banesa e deputetit të Sali Berishës

September 19, 2025
10
Fisnik Osmani e mbyllë mandatin trevjeçar:Një rrugëtim me suksese të medha për Termokosin
Lajme

Fisnik Osmani e mbyllë mandatin trevjeçar:Një rrugëtim me suksese të medha për Termokosin

September 18, 2025
8
Turisti holandez vdes pasi bie nga 100 metra lartësi në Qafën e Valbonës
Lajme

Turisti holandez vdes pasi bie nga 100 metra lartësi në Qafën e Valbonës

September 18, 2025
8
Next Post
Zbulohet e vërteta shokuese e virusit që po vret në Kinë

Zbulohet e vërteta shokuese e virusit që po vret në Kinë

Më të fundit

  • E rrëmbyen dhe e vranë Renis Dobrën, arrestohen edhe dy të dyshuar
  • Haliti i reagon Kurtit: BE na sanksionoi, SHBA na la vetëm
  • Gjykata rrëzon kërkesën për arrest shtëpiak ndaj katër policëve të dyshuar
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi