Veprimtari i komunitetit shqiptar në Turqi dhe Kordinatori i Qendrës Kulturore të Republikës së Kosovës në Stamboll, Qamil Bytyqi, e ka përkujtuar presidentin Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën në 14 vjetorin e vdekjes me anë të dy fotografive mjaftë interesante për historinë e Kosovës dhe rrugëtimin e ish-presidentit Rugova për internacionalizimin e çështjes së Kosovës, dhe sigurimin e përkrahjes për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, shkruan Telegramisot.com
Në këto dy fotografi, shihet Presidenti Historik i Kosovës dr. Ibrahim Rugova gjatë vizitave zyrtare në Turqi në vitet ’90 dhe pritjet nga
ish-presidentët e Turqisë, Turgut Ozal dhe Sulejman Demirell.