Një aksident mes dy veturave ka ndodhur dje pas orës 18:00 në magjistralen Prishtinë- Gjilan ku si pasojë janë lënduar 5 persona
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, dhe menjëherë persoant e lënduar kanë marrë ndihmën e nevojshme, dhe janë dërguar në spital.
Rastin për Metron e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Gjilan.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.