Sot rreth orës 13:30 një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij që ndodhet në rrugën “Murat Mehmeti” në Prishtinë.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtarja e Policisë për Informim, Flora Ahmeti.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merren njësitet kompetente policore”.
Rasti është cilësuar si “Vdekje e Dyshimtë”.