Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur gjatë ditës së sotme, në fshatin Dobratin të Podujevës.
Rastin për Telegraminsot.com e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policinë se Kosovës, Daut Hoxha.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e tjera lidhur me rastin e aksidentit i cili ka ndodhë rreth orës 15:45 në Dobratin. Hoxha ka deklaruar se nga informatat e mbledhura nga tereni del se vozitësi ka shkaktuar vetaksident trafiku, dhe lëndime trupore kanë marrë 3 persona.”,