• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Harxhohen vaksinat kundër gripit

19/01/2020 - 10:47:19
Harxhohen vaksinat kundër gripit

Pavarësisht se u shpërndan rreth 12 mijë vaksina kundër gripit sezonal, kërkesat mbeten ende të mëdha për vaksinim.

Dhënia e tyre ka përfunduar që nga data 20 dhjetor, por qytetarët ende po frekuentojnë Qendrat e Mjekësisë Familjarë për t’u pajisur me vaksina.

Lexo më shumë

Tensione lufte: Aeroplani luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s

Tensione lufte: Aeroplani luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s

May 15, 2025
0
Takimi me Osmanin, Kurti arrin i fundit në Presidencë

Takimi me Osmanin, Kurti arrin i fundit në Presidencë

May 15, 2025
3

Por shefi i Njësisë së Vaksinimit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Nexhmedin Hoti, thotë se dhënia e vaksinave kundër gripit sezonal, ka përfunduar që nga data 20 dhjetor.

Sipas tij, shumë pacientë kanë mbetur pa e marr vaksinën për shkak të neglizhencës së tyre.

“Pacientët e interesuar dhe ata që kanë qenë me indikacione për marrjen e vaksinës së gripit, vaksinën e kanë marrë, ka pacientë që kanë mbet pa e marrë vaksinën e gripit për shkak të neglizhencës së tyre apo për çfarë arsye nuk e di po që kanë ardhur me vonesë ata nuk kanë pasur mundësi me pas vaksinë se janë kryer vaksinat e gripit.

Dmth është një pakicë e njerëzve që vijnë herë pas here pyesin a ka, a kanë mbetur vaksina të gripit. Por, vaksina të gripit në Prishtinë nuk kanë mbetur dhe nuk ka.

Po mendoj në QKMF e Prishtinës. Ngase të gjitha vaksinat e dedikuara për ne i kemi aplikuar te personat të cilët kanë pasur nevojë për me marrë këtë vaksinë”, theksoi ai.

Më tutje, Hoti, thotë se nuk do të bëjnë më kërkesa në IKSHP, për furnizim me vaksina.

“Ne i kemi kryer vaksinat tona qa ka pasur Komuna e Prishtinës i ka kryer vaksinat, ne nuk bëjmë më kërkesa, ngase i kemi planifikuar 1 vit paraprakisht për këtë doza të vaksinës, Kurse nëse këto komunat tjera nuk i kanë kryer ose nuk i kanë dhënë unë nuk e di. Vaksinat janë sezonale, as nuk rezervohen, as nuk pritet për me u dhënë mëtutje. Ato mund të jepen edhe deri në maj, porse vaksinat për me u mbrojt nga gripi duhet me u dhënë në sezonën në kohën e caktuar kur është koha optimale”, u shpreh ai.

E të gjithë qytetarët të cilët kanë mbetur pa marrë këtë vaksinë, atë mund ta gjejnë në ndonjë barnatore edhe pse sasia e tyre është shumë e vogël. Një farmaciste tha për EO se çmimi i një vaksine kundër gripit sezonal, kushton 12.50 euro.

“Ne kundër gripit sezonal në Prishtinë, kemi pasur 10 mijë doza nga IKSHP-ja. Ne pas marrjes së 10 mijë dozave kemi marrur edhe një sasi që ka pasur Instituti prej 750 dozave , Kështu që Komuna e Prishtinës ka pasur në dispozicion 11,750 doza të cilat i kemi marrë dhe i kemi aplikuar deri më 20 dhjetor. Prej 20 dhjetorit ne nuk kemi vaksina të gripit më”, tregoi ajo.

Ndërsa, nga Ministria e Shëndetësisë, thonë se secili qytetar që dëshiron të vaksinohet duhet të kontaktojë me personat përgjegjës në njësitë e vaksinimit.

“Çdo qytetar i cili është i interesuar të vaksinohet dhe që është pjesë e këtyre grupacioneve duhet të kontaktojë me personat përgjegjës në njësitë e vaksinimit dhe nëse ata ka mungesë të vaksinave që mund të jetë e shpenzuar e kontaktojnë IKSHP-në, të cilët mund të sigurojnë doza të tjera të vaksinave, sepse ne ditët e kaluara MSh-ja u ka bërë thirrje njësive të vaksinimit nga kujdesi parësor shëndetësor që aty ku kanë tepruar vaksina ata ta informojnë IKSHP-në dhe të njëjtat të përdoren në një komunë ku ka më tepër nevoja”, tha Hoti.

Sipas Hotit, ka ende vaksina pasi shteti është i obliguar të mbajë rezerva.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në vazhdimësi ka bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen kundër gripit sezonal.

Share9TweetSendShareSend

Related Posts

Tensione lufte: Aeroplani luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s
Bota

Tensione lufte: Aeroplani luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s

May 15, 2025
0
Takimi me Osmanin, Kurti arrin i fundit në Presidencë
Lajme

Takimi me Osmanin, Kurti arrin i fundit në Presidencë

May 15, 2025
3
Kurti ‘Cep më cep?’ KFOR: Ne jemi autoriteti përfundimtar për kontrollin e kufirit të Kosovës
Lajme

Kurti ‘Cep më cep?’ KFOR: Ne jemi autoriteti përfundimtar për kontrollin e kufirit të Kosovës

May 15, 2025
10
Pse nuk shkuan Trump dhe Putin, në takimin e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës në Turqi
Lajme

Pse nuk shkuan Trump dhe Putin, në takimin e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës në Turqi

May 15, 2025
11
Detaje tronditëse nga mbytja  e 4-vjeçares nga Dragash
Lajme

Vdes një grua në Prishtinë, policia nis hetimet

May 15, 2025
19
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

“Cirku” i Kuvendit vazhdon – sot përpjekja e 16-të

May 15, 2025
8
Next Post
Dy gra në Prishtinë janë në gjendje të rëndë nga gripi

Dy gra në Prishtinë janë në gjendje të rëndë nga gripi

Më të fundit

  • Tensione lufte: Aeroplani luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s
  • Takimi me Osmanin, Kurti arrin i fundit në Presidencë
  • Kurti ‘Cep më cep?’ KFOR: Ne jemi autoriteti përfundimtar për kontrollin e kufirit të Kosovës
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi